
Shafik Tigroudja është lojtari i radhës që largohet nga skuadra e Kukësit. Mesfushori algjerian me pasaportë franceze i ka dhënë fund aventurës me verilindorët.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuksian përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ku bënte me dije që 27-vjeçari ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin.
"Zyrtare!
Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Chafik Tigroudja. Mesfushori 27-vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë . Mëngjerashi, i cili u bashkua me skuadrën tonë gjatë merkatos së verës, regjistroi 11 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë!", shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit.
Kujtojmë që lojtari në fjalë kishte një problem kronik me muskujt e barkut, që e detyruan të largohet para kohe nga vendi ynë.
[gallery size="full" columns="1" ids="321466"]