Ditën e sotme skuadra e Teutës ka vijuar përgatitjet në fushën stërvitore në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ekipi ka zhvilluar një seancë intensive me stërvitje individuale dhe në grup.
Djemtë e detit u rikthyen dje në stërvitje pas dy ditësh pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Tani ata nuk duan të humbsin më kohë, pasi sapo të mbarojnë ndeshjet eleminatoreve të kombëtareve rikthehet dhe Superiorja.
Në fillim të prillit Teuta ka një ndeshje vendimtare kundër Partizanit në “Niko Dovana”. Edi Martini me të tijët duan të jenë sa më të gatshëm për këtë sfidë dhe puna ka filluar që tani.