
Ka përfunduar takimi mes Dinamos dhe Pogradecit. Ky takim është i vlefshëm për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Liqenorët kanë shënuar në minutën e 2' takimit, ndërsa pak minuta më vonë një lojtar i Dinamos ka marrë karton të kuq duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.
Në pjesën e dytë të lojës liqenorët kanë pasur më shumë raste për gol por kanë shpërdoruar përpara portës.
Me fitoren e sotme, pogradecarët renditen në vendin e tretë të klasifikimit. Momentalisht mund t'i gëzohen vendit të tretë por mbeten për t'u parë takimet që do të luhen nesër me ekipet e tjera.
https://youtu.be/RPhdmO-9VLo
Poll