
Edon Zhegrova është sërish protagonist në Ligue 1. Skuadra e tij Lille luajti me Toulouse dhe Zhegrova ka dhënë një asist e cila u shndërrua në gol nga Alexsandro. Mesfushori i kombëtares së Kososvës u aktivizua në minutën e 70 dhe në minutën e 86 dha një krosim fantastik nga këndorja. Lojtari Alexsandro goditi saktë me kokë duke e çuar topin në rrjetë. Në minutat shtesë Lille shënoi dhe një gol të dytë duke e fituar këtë ndeshje 0-2. Zhegrova jep sinjale pozitive përpara eleminatoreve të europianit 2024.
Poll