
Shqipëria ka arritur të marrë mbrëmë në stadiumin "Haifa" një fitore mjaft të rëndësishme.
Më në fund pas 5 takimesh pa rezultat dhe kritikave të shumta që kanë shpërthyer ndaj trajnerit apo skuadrës, djemtë e Kombëtares kanë mundur t'i mbyllin gojën të gjithëve.
Armando Sadiku arriti të shënojë dy gola mjaft të vlefshëm jo vetëm për Kombëtaren, por për të gjithë tifozët që kanë pritur këto emocione. Ndërsa Memushaj vendos ta dërgojë "nokout" skuadrën kundërshtare pas një aksioni mjaft të bukur të nisur me Hysaj dhe Cikalleshi.
Pasi “shpartalloi” Izraelin, Sadiku ka bërë një gjest në fushë pas golit të shënuar.♥
Është zbuluar “misteri” i gjestit të tij me duar sikur hedh kripë. Këtë veprim të veçantë e bën dhe kuzhinieri i njohur turk Nustret Gokçe, gjest i cili është bërë viral në internet dhe përdoret masivisht për meme.