
Rey Manaj tregoi edhe në sezonin e fundit që është një lider në ekip e Sivasspor (12 gola), ndonëse ekipi nuk ishte në gjendje të qëndronin në elitën e futbollit turk. Në këtë “mesele”, duket se sulmuesi i Kombëtares sonë është i prirur drejt një largimi. Për të formuar “pazëllin” e të ardhmes së Manaj ka menduar trajneri i Sivasspor Osman Zeki Korkmaz:
“Rey Manaj është aktualisht në Sivas dhe vazhdon të stërvitet me ekipin tonë. Klubi ynë po monitoron procesin e transferimeve. Rey është i motivuar dhe shumë entuziast. Klubi ynë po monitoron progresin e transferimit të Rey Manaj”.
Ekipi më i interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit është Samsunspor, aty ku luan edhe Arbnor Muja. Kontrata e Manaj me Sivasspor përfundon në verën e vitit 2026.