Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia ‘ngel në klasë’ Tiranën, shkodranët leksione bardhebluve në Klasike

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia ‘ngel në klasë’ Tiranën,

Vllaznia 3-1 Tirana

(Juric 22', Balaj 44', 79'p / Nikqi 78')

Superiore: Java 26

Stadiumi: Loro Boriçi

Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet zyrtare:

Vllaznia (4-3-3): Mehidri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj; Krymi, Boshnjaku, Alivoda; Mala, Balaj, Gruda. Trajner: Qatip Osmani

Tirana (3-4-1-2): Kozi; Lulaj, Hoxhallari, Mici; Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni; Lushkja; Latifi, Abazaj. Trajner: Erbim Fagu

Komenti minutë pas minute:

90+3' Përfundon ndeshja.

79' GOL! Vllaznia rikthen qetësinë, Balaj kthen ne gol nje penallti. (VIDEO)

78' GOL! Tirana rihap ndeshjen. (VIDEO)

67' Top i kthyer nga mbrojtja dhe Patrick godet fluturimthi me të parën, sfera shkon pak mbi traversë. (VIDEO)

65' Trekëndësh Gruda - Balaj - Gruda, anësori avancon 30 metra dhe godet mbi traun e portës. (VIDEO)

57' Krymi godet nga faulli, por Kozi devijon në këndore.

55' Patrick driblon në zonë dhe pason për Deliun, ky i fundit godet, por bllokohet nga shkodranët.

52' Tirana e nis aty ku e la, Gruda merr një tjetër 'dhuratë' nga bardheblutë. (VIDEO)

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

45+1' GOL! Bekim Balaj dyfishon rezultatin. (VIDEO)

44' Lushkja nxjerr Latifin brenda zonës, sulmuesi tenton goditjen, por bllokohet mrekullisht nga Stojanovic. (VIDEO)

37′ Jonuzi provon me një predhë nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit të portës.

25' Mbrojtje e përgjumur e Tiranës, befasohen nga skema e shkodranëve, por Grudën e ndal vetëm shtylla. (VIDEO)

22' GOL! Vllaznia shënon me Juric. (VIDEO)

18' Smajli provon nga distanca me topin që shkon lart portës.

9' Smajli nxjerr Balajn në të djathtë të zonës, sulmuesi pason për Grudën para portës, por sulmuesi nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

1' Starton Klasikja në "Loro Boriçi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga