Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia "fundos" Bylisin, goli i Avidajt rikthen shkodranët te fitorja në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia "fundos" Bylisin, goli i Avidajt rikthen

Bylis-Vllaznia 0-1

NDESHJA: Vllaznia fundos Bylisin dhe fiton 0-1 në transfertë. Ballshiotët humbasin një shans të artë për të marrë pikë e për t'u larguar nga zona e ftohtë. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Albion Avdiaj në pjesën e parë. Sulmuesi goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin Qirko dhe me këtë gol të shënuar riktheu Vllazninë të fitorja pas 3 rezultateve jo të mira. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Bylis në vendin e 9-të me 30 pikë.

Kategoria Superiore/ Java 33-të

Stadiumi "Adush Muça", Ora 16:00

BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Stojanovic, Janku, Ndreca, Hadroj, Desancic, Lorran, Ntephe, Carkanji, Anthony Trajner: Veljko Dovedan
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Imeri, Hoxhaj, Avdijaj Trajner: Thomas Brdaric

Gjyqtar: Kreshnik Bajrami

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Vllaznia "fundos" Bylisin, vendos goli shënuar nga Avdiaj në fraksionin e parë të lojës.

70' Protesta të shumta nga Vllaznia, Avdiaj pengohet në zonë nga Stojanovic, gjyqtarin Bajrami vijon ndeshjen rregullisht.

55' Rrëmujë në zonën e Vllaznisë, Kojic dhe Carkanji gjuan, por ndalet nga mbrojtja shkodrane.

51' Bylis pranë golit, Qardaku gjuan nga jashtë zone, pret në dy kohë Zogovic.

46' Nis pjesa e dytë, Bylis bën zëvendësimin e parë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia bëb "ligjin" në Ballsh.

44' Vllaznia pranë golit të dytë, topi kalon ngjitur me shtyllën.

38' GOL!!! Zhbllokohet ndeshja në Ballsh. Janë miqtë që gjejnë golin e parë me Avdiajn. Qirko dhe Ymeraliaj nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe i dhurojnë Vllaznisë një goditje nga këndi. Marko kroson në zonë dhe Avdiaj me kokë e ndal në rrjetë.

31' Sërish i rrezikshëm Ndreca, mbrojtësi i Bylisit tenton një supergol, por topi ndalet në shtyll.

23' Mundësi e artë për Bylis, Ndreca i vetëm me Zogovic nuk shënon.

2' Vllaznia e nis "vrullshëm" ndeshjen, Ardit Hoxhaj provon me një gjuajte, por ndalet nga mbrojtja vendase.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Vllaznia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga