“Abissnet Superiore”
Java e 9
Arbitër kryesor – Adrian Beqiraj
VAR – Kridens Meta (Tiranë)
Ndeshja:
Vllaznia dhe Bylis kanë mbyllur takim e parë mes tyre në këtë kampionat. Sfida e vlefshme për javën e 9 të “Abissnet Superiore”, përfundoi me fitoren e Vllaznisë, në shifrat 2-1. Një fitore që në Shkodër ka peshë të madhe pasi rikthen buzëqeshjen për tifozët kuqeblu, në takimin e fundit të fazës së parë.
Një Vllazni tepër cinike, ku përballë kishte ballshiotët të cilët shpenzuan shumë energji por vetëm në minutën e 83 arritën të reagonin me anë të Damcovskit. Mirel Josa me lëvizjet e tij në pjesën e dytë arriti të zgjidhte mirë situatat dhe pikërishtë falë Jonuzit u realizua goli i dytë. Bellai tentoi të bëntë çdo gjë për një rezultat pozitiv por lëvizjet e tij nuk rezultuan shumë të sukseshme.
VLLAZNIA – BYLIS 2-1 (Marku 39', Jonuzi 72'/ Damcevski 83')
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogoviç, Bulatoviç, Gurishta, Smajli, Marku, Kruja, Juriç, Mala, Alivoda, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Mirel Josa
Bylis: Teqja, Trumci, Damcevski, Qoshku, Lorran, Macolli, Janku, Perreira Da Silva, Kacorri, Lajthia, Beji.
Trajner: Arian Bellai
Komenti minutë pas minute:
90'+6' Zogovic bën heroin në Shkodër
90'+5' Bylis pretendon 11 metërsh në fundin e takimit
83' Bylis reagon me anë të Damcevskit
72' Jonuzi befason Bylisin, Teqja nuk është në ditën e tij më të mirë
58' Sousa shpërdoron mundësinë e artë për Bylis
56' Bylis në kërkim të barazpeshës
46' Ka startuar pjesa e dytë në "Loro Boriçi"
45'+1' Përfundon pjesa e parë.
39' Marku trondit portën e Teqes, silura e tij i jep avantazhin kuqebluve
37' Zogovic reagon mirë në rastin më të pastër për Bylis, por anësori ngre flamurin
35' Ekipet nuk dhurojnë asgjë në këto minuta, menaxhojnë situatën në mesin e fushës
24' Shkëndija parë vjen nga miqtë, që me një goditje rrezikojnë portën e Zogovic
1’ Starton sfida mes Vllaznisë dhe Bylis
[caption id="attachment_663803" align="alignnone" width="444"] Vllaznia e femrave bën diferencën në shkallët e Loro Boriçit[/caption]