
Nijas Lena vijon të shkëlqejë në futboll. Ish-mesfushori I Flamurtarit, Kukësit apo Teutës në Shqipëri, I ka dhënë fitoren Strugës sot në duelin me Shkupin. 35 vjeçari ka treguar se mosha është vetëm një numër për të, duke realizuar dopietë në ligën maqedonase.
Nga një gol në secilën pjesë për veteranin, me Lenën që gjeti rrjetën qysh në minutën e 15, ndërsa vendosi vulën me golin e minutës së 59. Me këtë fitore, Lena largon Shkupin nga Shkëndija kryesuese, ndërsa tregon edhe njëherë se vitet e tij në futboll nuk kanë mbaruar.
Poll