Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ VAR dhe 2 raste në limite , në “Niko Dovana” fiton… frika

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ VAR dhe 2 raste në limite , në “Niko Dovana”

Teuta 0 - 0 Kukësi

NDESHJA/ Teuta dhe Kukësi barazuan 0-0 për javën e katërt në Superligë. Pasditen e së premtes në “Niko Dovana”, dy skuadrat kanë ndarë pikët, në një ndeshje që ka qenë me raste dhe e luftuar.

Pjesa e parë ka folur më shumë për vendasit e Shkëmbit, me trajnerin korçar që merr pikë në rikthimin te Teuta. Në minutën e 45 të ndeshjes, Kukësi mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ferreira.

Tanimë pas dy humbjeve, Gega rikthehet të marrë pikë me Kukësin e tij, duke shkuar në kuotën e dy pikëve, teksa sërish gjenden të fundit. Teuta me tre pikë qëndron në vendin e parafundit. Pas ndeshjes, trajneri Skënder Gega u "përplas" me arbitrin, Ferataj i tregoi kartonin e kuq.

Kategoria Superiore - java 4 - 17:45

Stadiumi: "Niko Dovana". Durrës

Arbitra: Olsid Ferataj, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Laver Alla VAR: Enea Jorgji, AVAR: Emigers Ganxhi

Formacionet zyrtare:

Teuta (4-3-3): Qirko; Marku, Idrizaj, Kotobelli, Kuros; Beqja, Karabeci, Vila; L. Vila, Hebaj, Boçi Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi (4-3-3): Tafas;, Meksi, Ilieski, Ferreira, Ndreca, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Moraes, Haxhiu, Zivkoviç, Gyasi Trajner: Skënder Gega

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet 0-0 ndeshja. Skënder Gega përplaset me arbitrin në fundin e ndeshjes, Ferataj i nxjerr karton të kuq.

 

90+3' L. Vila ndalet në limiten nga Ilieski.

 

90' Pesë minuta shtesë.

86' Oshafi me kokë brenda zonës, topi tej-tutje portës.

79' Teuta kërkon 11 metërsh, Ferataj vijon lojën. Prekja me dorë e Bytycit cilësohet e pavullnetëshme.

 

76' E. Vila i bën vend Oshafit te Teuta.

74' Ildi Gruda nuk i beson syve për atë goditje.

 

72' Rimal Haxhiu ndalet nga Qirko. Anësori i Kukësit ka marrë krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa pas një aksioni të bukur dhe 70 metër sprint ndalet nga vlonjati.

 

58' L. Vila vonohet të godasë përballë Tafas dhe kërkon 11 metërsh. Ferataj jep faull për Kukësin pasi në rrëzim sulmuesi ka prekur topin me dorë.

 

49' E. Vila përballë Tafas, ndal gardiani i Kukësit.

 

46' Bytyci dhe Barbosa marrin vendin e Meksit dhe Zivkovic te Kukësi, nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

45' Katër minuta shtesë.

45' Ferreira lë miqtë me një lojtar më pak. Mbrojtësi portugez ndërhyn keq ndaj Hebaj, me arbitrin që jep karton të verdhë. VAR futet në aksion, me Ferataj që pasi risheh pamjet nxjerr kartonin e kuq nga xhepi. Mbrojtësi cilësohet si lojtari i fundit.

 

41' L. Vila vepron bukur me topin, goditja e tij ndalet nga Tafas.

 

39' Një minutë pushim për freskimin e futbollistëve.

35' Jorgo Meksi merr karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar te Kukësi.

26' Rrezikon Teuta me Kouros, pret Tafas.

 

20' Beqja fluturimthi, sfera del jashtë.

 

18' Boci merr një asist nga L. Vila, djaloshi 19 vjeçar gabon përballë Tafas. Pret gardiani i verilindorëve.

 

13' Balancohen skuadrat, studiojnë njëra-tjetrën në mesin e fushës.

2' Gyasi ndalet nga Qirko, rrezikon Kukësi.

1' Rimal Haxhiu te Kukësi rrezikon portën e Qirkos pas 18 sekondave, sfera godet rrjetën e jashtme.

 

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga