Milos Stojanovic feston sot ditëlindjen e 24. Serbi i Bylis është surprizuar nga shokët e skuadrës, që kanë zhvilluar një mini-festë sapo ora kaloi 00:00. Mbrojtësi ka marrë urimet e bashkëlojtarëve, ndërsa në vidon më poshtë nuk mungojë as “ulërimat” dhe britmat festive.
Stojanovic u bashkua në verë me ballshiotët, ndërsa ka zhvilluar 13 ndeshje këtë edicion, duke u bërë pikë referimi për të besuarit e trajnerit Dovedan. I dalë nga akademia e Crvena Zvezdës, 24 vjeçari ka luajtur edhe me ekipin e parë të serbëve. Vlera e tij në treg kap shifrat e 100 mijë eurove.