Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “UEFA Sevilla League”, spanjollët mposhtin Romën pas penalltive dhe rrëmbejnë trofeun e 7-të në histori

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “UEFA Sevilla League”, spanjollët mposhtin Romën

Sevilla 1-1 Roma (4-1p)

Europa League: Finale

Stadiumi: Puskas Arena

Gjyqtar: Anthony Taylor (Angli)

Formacionet Zyrtare:

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Jesus Navas, Badé, Gudelj, Telles; Fernando, Rakitic; Bryan Gil, Oliver Torres, Ocampos; En-Nesyri. Trajner: Mendilibar.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abraham. Trajner: Mourinho.

Rastet kryesore:

-PENALLTITË-

120+6' Përfundon edhe koha shtesë, fituesi do të dalë nga penalltitë.

107' Gudelj provon nga distanca por topi shkon jashtë.

106' Nisin 15 minutat finale.

105' Mbyllet shtesa e parë.

100’ Shumë luftë në këto minuta në mesfushë, por me skuadra më të mbledhura në mbrojtje duke mos lejuar hapësira për të gjuajtur në portë.

91' Nisin 30 minutat extra.

90+6' Mbyllet koha e rregullt, ndeshja do të shkojë në shtesa.

80' Pretendime për penallti, Bade prek topin me dorë brenda zonës por gjyqtari e konsideron pozicion natyral, e konfirmon edhe VAR.

76' Ocampos rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së Smalling, gjyqtari akordon penallti por ndërhyrja e VAR i jep të drejtë mbrojtësit të Romës.

67' Nuk u besojnë syve te Roma, 5 goditje në rrëmujën e zonës, asnjë në rrjetë.

55' Barazon Sevilla, Jesus Navas hedh një top në zonë me Smalling e Mancini që nuk koordinohet dhe ky i fundit e devijon në portën e tij.

52' Sevilla në kërkim të golit, Ocampos avancon brenda zonës dhe godet me të majtën por gabon në shënjëstër.

46' Nis pjesa e dytë.

45+7' Mbyllet pjesa e parë.

45+6' Shpëton Roma, Rakitic godet nga distanca por topi përplaset në shtyllë.

45' Pretendim për penallti nga Pellegrini por gjyqtari ndëshkon me të verdhë kapitenin e Romës për simulim.

35' Zhbllokohet ndeshja, Paulo Dybala tund rrjetën dhe kalon në avantazh Romën.

12' Penallti në lëvizje për Romën, Celik pason në mes të zonës për Spinazzolan por goditja shkon drejt duarve të portierit.

1' Fillon finalja e madhe, Sevilla dhe Roma "luftë" për lavdi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga