
Ventspils - Teuta 3-0
Ventspils: Makhanovski, Mshedlishvili, Mamah, Batista, Alsenat, Vilela, Kazaçoks, Jordao Xhunior, Tosin, Serhiçuk, Ulimbashevs Trajner: Igors Klosovs
Teuta: Hidi, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kouro, Progni, Aleksi, Sidibe, Beqja, Kallaku, Bushiç Trajner: Bledi Shkëmbi
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë dhe rezultati mbetet i pandryshuar.
87'- Vjen dhe goli i tretë në Letoni. Tosin trefishon shifrat në favor të vendasve.
77'- Vendasit shënojnë golin e dytë me Ulimbasevs . Aksion model i tyre dhe Isli Hidi detyrohet të nxjerr topin për herë të dytë nga rrjeta.
69'- Pranë golit sërish Ventspils. Arapi gabon në prapavijë, por fatmirësisht durrsakët ia hedhin paq.
60'- 30 minuta nga fundi, rezultati vijon të jetë 1-0 në favor të vendasve. Loja s'ka emocione dhe është pa ritëm.
46'- Nis pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
33'- Progni ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.
28'- Teuta pranë golit. Bushic ka një rast të mirë shënimi, por largon në fund mbrojtësi vendas.
15'- Kallaku mundohet të surprizojë vendasit me një goditje nga larg, por pa rezultat.
5'- Ventspils shënon golin e parë me Serhiçuk, i cili përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Teutës.
1'- Starton sfida.