Rapidi i Bukureshtit ka fituar 4 me 3 ndeshjen kundër Craiovas në Rumani. Përmbysje e çmendur nga vendasit, ku protagonistë kryesorë ishin 3 “dardanë”.
Florent Hasani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi e nisën nga minuta e parë duke dhënë kontributin e tyre në dy gola. Fillimisht Hasani asistoi për Krasniqin, që të barazohej ndeshja 1 me 1.
Më pas në pjesën e dytë Rrahmani shënoi me penallti, duke ngushtuar rezultatin në 2 me 3, për të hapur dhe ndeshjen. Onea dhe Burmaz u kujdesën që të realizohej përmbysja.
Goli i Krasniqit, ku asistoi Hasani: VIDEO
Goli i Rrahmanit me penallti: VIDEO
Poll