
Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Turqisë U-17. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit kanë arritur së fundmi dakordësinë që këto dy takime të luhen më 18 dhe 20 janar. Miqësorja e parë do të luhen në Air Albania në ora 17:00, ndërsa miqësorja e dytë e 20 janarit është planifikuar të luhet në stadiumin Elbasan Arena në ora 15:00.
Trajneri i portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili mban të njëjtën detyrë edhe me kombëtaren, ka stërvitur ditën e sotme disa nga kuqezinjtë në fushën e Kompleksit të ri stërvitor të Federatës Shqiptare të Futbollit. Bozhiqi, prej vitit 2018 punon për kombëtaren ndërsa për Partizanin, detyrën e mori në gusht të 2020-ës.
[video width="320" height="576" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/01/324406725_5928177497227969_6634427397719949610_n.mp4"][/video]