Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tjetër nivel nga Wolfsburg, Kukësi pëson 4 gola dhe largohet nga Europa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tjetër nivel nga Wolfsburg, Kukësi pëson 4 gola dhe

Kukësi 0 - 4 Wolfsburg (Weghorst 21', 74', Lacroix 31', Mehmedi 90')

Është mbyllur takimi Kukësi 0-4 Wolfsburg. Ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Europa League ka parë gjermanët e Bundesligës më superior në fushë, ndërsa kanë shënuar që në minutën e 24 me Weghorst. Pas vetëm 10 minutash, Wolfsburg do të gjente edhe të dytin. Kukësi ka pasur rastin më të mirë në minutën e 33, kur Rroca do të shpërdoronte nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe fraksioni I dytë do të fliste për miqtë, që do shënonin golin e tretë që vulosi ndeshjen në të 74 minutë. Goli I fundit erdhi në të 90 minutë, kur Mehmedi gjeti rrjetën pas hutimit të mbrojtjes sonë. Të besuarit e Gegës nuk ia kanë dalë të shkojnë më tej, ndërsa për Musollin dhe Rrocën kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e verilindorëve.

Europa League - Turi 2 - 20:00

Stadiumi: Air Albania

Arbitër: Duje Strukan (CRO)

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Elezaj, Maliqi, Horic, Obanor, Demiri, Telushi, Musolli, Rroca, Limaj, Musta (Gashi 46'), Eze Trajner: Skënder Gega

Wolfsburg: Casteels, Brakalo, Lacroix, Guilavogui, Otavio, Mehmedi, Arnold, Schlager, Klaus, Steffen, Weghorst Trajner: Oliver Glasner

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet Kukësi 0-4 Wolfsburg

90' GOL! Mehmedi shënon golin e katërt

74' GOL! Wolfsburg shënon golin e tretë me Weghorst. Dopietë për lojtarin

69' Musolli dhe Rroca dalin nga loja, ndeshja e fundit me fanellen e Kukësit për dy lojtarët

58' Gashi mposht portierin por ndalet nga trau i portës. Sulmuesi i Kukësit dhuron spektakël por i pafat në goditje

46' Nis pjesa e dytë, largohet Musta në lojë Gashi

45+3' Mbyllet 0-2 pjesa e parë

45' Tre minuta shtesë

33' Rroca humbet një shans të artë për të rihapur ndeshjen. Mesfushori i Kukësit gabon nga 11 metra

31' GOL! Wolfsburg shënon të dytin me Lacroix

26' Rroca merr bukur një top duke shmangur mbrojtësin mik me një veprim fantastik

21' GOL! Weghorst kalon miqtë në avantazh

16' Kukësi tregon se di të luaj ndaj gjigantëve gjermanë, verilindorët marrin mesfushën në kontroll

7' Faull ndaj Eze mbi vijë, Kukësi pretendon penallti. Goditja e dënimit merret përsipër nga Telushi që godet fortë duke humbur një mundësi të mirë

1' Nis ndeshja me topin e parë nga miqtë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga