Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ish-banorja e “Big Brother VIP” çudit me deklaratën: Kam refuzuar një futbollist!

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-banorja e “Big Brother VIP” çudit me deklaratën: Kam
Foto ilustruese/ Ish-banorja e BB VIP, Rizarta Hoxha dhe një futbollist me fytyrë të mbuluar

Influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka dhënë së fundmi një intervistë për "Pushime On Top" me Eni Shehun, ku ka ndarë disa detaje interesante nga jeta e saj personale, pa zbuluar emra të njohur.

Rizarta ka treguar se ka refuzuar disa persona të njohur, përfshirë një futbollist të famshëm, por ka preferuar të mos i tregojë emrin. E pyetur nëse është i martuar, ajo u përgjigj ‘nuk ua them’.

Pjesë nga intervista:

A është bërë ndonjëherë ndonjë djalë i famshëm prej teje? Ke menduar që ‘ky më do vetëm prej Instagram-it, prej famës’?

Jo, shumë pak veta më kanë dashur. Ata që më kanë dashur, më kanë dashur para se të kisha këtë famën.

Cili është testi yt për të kuptuar që një djalë të meriton?

Varet se si sillet me mua në publik, kjo është shumë e rëndësishme. Se të gjithë sillen shumë mirë kur janë vetëm me ty, por pastaj në publik kuptohet gjithçka.

A ke refuzuar dikë VIP?

Po, shumë herë, jo vetëm një herë.

Kush ka qenë i fundit?

Një futbollist, nuk ua them emrin.

Pse, e ke sekret?

Po, mund t’i prishim punë atij.

Është i martuar?

Nuk ua them.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga