
Tirana po zhvillon ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Vorës. Skuadra bardheblu pas disa ditësh stërvitje, ka zbritur në fushë për të parë gjendjen e futbollistëve. Ky takim është zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili” dhe Tirana po fiton 1-0 dhe goli është shënuar me penallti nga Ngo. Një takim që i shërben trajnerit Egbo për të parë se cila është gjendja e lojtarëve bardheblu, kur duhen edhe disa ditë nga rifillimi i sezonit.
Kategoria Superiore është programuar të luhet në datën 3 qershor, por mungon ende miratimi i Qeverisë. Tirana do të luajë ndeshjen e parë në këtë rikthim ndaj Bylisit në transfertë dhe udhëheq kampionatin me 53 pikë, 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.
Poll