(BIH) Zrinjski 3 – 2 (ALB) Tirana (Jankovic 25′, Ticinovic 36′, Cuze 80′ / Ismajlgeci 51′, Xhixha 83′ )
NDESHJA/ Tirana ka humbur 3-2 në transfertë me Zrinjski Mostar, për ndeshjen e kthimit në Conference League. Kampionët e Bosnjës kanë mposhtur ata të Shqipërisë në dy takime (0-1 e para), duke bërë që bardheblutë të përshëndeten me Europën në fazën e dytë të Conference League.
Një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesë i nevojitej bardhebluve, që u mposhtën 3-2. Guximi për të parë në sulm ka bërë që Tirana të gjejë dy gola me Ismajlgecin dhe Xhixhën, të dy për të ngushtuar rezultatin.
Kanë qenë vendasit që shënuan dy herë në pjesën e parë me Jankovic dhe Ticinovic. Ismajlgeci do hapte ndeshjen në të 51 minutë, ndërsa Cuze në të 80 do shuante shpresat e Tiranës. Në të 84 Xhixha do shënonte për 3-2, çka në fund vlejti vetëm për statistikë.
Turi i dytë, Conference League (21:00) – Ndeshja e kthimit – Sfida e parë 0-1 për boshnjakët.
Stadiumi: Zrinjski, Mostar – Bosnjë
Arbitër: Yasar Kemal Ugurlu
Formacionet zyrtare:
Zrinjski: 4-2-3-1: Condric, Corluca, Magdic, Barisic, Memija, Kamenar, Savic, Ticinovic, Jankovic, Jukic, Bilbija Trajner: Sergej Jakirovic
Tirana 4-3-3: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Aleski, Xhixha, Seferi, Devid Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+4′ Mbyllet 3-2 ndeshja.
90+3′ Mondic godet tranversën te Zrinjski.
90′ Katër minuta shtesë.
83′ GOOL! Xhixha nuk gabon përballë Condric, shkurton shifrat në 3-2.
80′ GOOL! Cuze shënon golin e tretë pas një gabimi në mesfushën e Tiranës.
68′ Aksion i bukur nga Tirana. Totre pason në krah për Ismajlgecin, me kapitenin që pason bukur për Hasanin. Sulmuesi bardheblu me portën bosh godet rrjetën e jashtme. E pabesueshme ç’bën Hasani.
60′ Aksion i rrezikshëm nga vendasit, tronditet trau i portës së Bekaj.
57′ Hasani merr vendin e Devid.
56′ Ismajlgeci merr karton të verdhë.
51′ GOOL! Tirana gjen golin e shpresës, Ismajlgeci çon topin në rrjetë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
36′ GOOL! Ticinovic shënon golin e dytë për Zrinjskin.
25′ GOOL! Jankovic ndëshkon Tiranën me një gol spektakolar.
19′ Tirana dominon 15 minutat e para në kontrollin e topit.
10′ Devid vepron bukur, sulmuesi i Tiranës heziton pasimin te Seferi që shfaqej përballë portierit.
8′ “Fanatics” të zhurmshëm në transfertë.
3′ Përplasje kokë më kokë, Toshevski kërkon ndihmën e mjekëve. Kalon situata pa probleme.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Tirana.