
Tirana 0-1 Egnatia (Jackson 114'p)
Kupa e Shqipërisë: Finale
Stadiumi: Elbasan Arena
Gjyqtar: Enea Jorgji
Formacionet Zytare:
Tirana (4-3-3): Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratche, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj. Trajner: Orges Shehi
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Dwamena, Jackson. Trajner: Edlir Tetova
Komenti minutë pas minute:
120+5' Perfundon sfida, Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë.
120+2' Golashenuesi Jackson largohet me të kuq pas vonesave të lojës, karton i dytë i verdhë për kapitenin e Egnatias.
114' Shënon Egnatia, Jackos tregohjet i saktë nga pika e bardhë.
106' Nisin 15 minutat finale.
105' Mbyllet shtesa e parë.
103' Rast pas rasti Dwamena vazhdon të jetë i pasaktë me goditjet, nuk shfrytëzon një top të shtruar nga Musta në kufij të zonës.
93' Rast i artë për Dwamenan, Kasa i shtron një top para portës por goditja shkon shumë lart.
91' Nisin 15 minutat e para të shtesës.
90+5' Mbyllet koha e rregullt.
78' Shënon Egnatia me Dwamenan por goli anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje të asistuesit Redi Kasa.
69' Krosim i mirë i Jackson nga këndorja, Agbekpornu godet me kokë por jashtë.
62' Mundësi e artë shënimi për Egnatian, Jackson godet shtyllën
58' Me topin nëpër këmbë Hila arrin të driblojë 3-4 lojtarë në hyrje të zonës dhe pason për Haxhiun. Sulmuesi godet por topi bllokohet nga mbrojtja.
57' Dwamena godet brenda zonës por shënjestra e gabuar me topin që shkon larg.
55' Faull brenda zonës për Tiranën, Sherri prek topin me dorë pas kthimit mbrapsh të Malotës. Pas goditjes së Hilës bardheblutë pretendojnë edhe për një penallti.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
45' Mundësi e artë për Ardit Hilën, Haxhiu shtron një top në zonë por centimetrat ndajnë mesfushorin nga goli.
24' Karton i kuq për Elvi Berishën, ndërhyrje e ashpër në kyçin e Jackson. Tirana mbetet me 10 lojtarë.
22'
15' E pabesueshme ç'humbet Ardit Hila, godet i vetëm para portës por topi ledhaton shtyllën e jashtme.
9' Tirana futet rrezikshëm në krahun e majtë me Hilën që shtron një top në zonë por devijohet në këndore.
7' Dwamena provon të avancojë në zonë por markohet mjaft mirë nga Behiratche.
1' Fillon finalja e madhe, Tirana dhe Egnatia në kërkim të trofeut.