
Flamurtari - Tirana 1-0 (Ndeshja e parë në "Selman Stermasi" 2-0 për Tiranën)
94' Mbyllet ndeshja. Kualifikohet Tirana.
93' Flamurtari pretendon penallti, por arbitri vazhdon lojën.
89' Abibi shpëton Tiranën me një pritje.
80' Jemi në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Flamurtari po has shumë vështirësi për të gjetur golin e dytë.
69' Sukaj rrëzohet në zonë, por kryesori Laver Alla e ndëshkon me të verdhë për stimulim.
63' Hoxhallari provon nga distanca me një goditje dënimi, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Koliçi.
60' Kalojnë 15 minutat e para të pjesës së dytë. Tirana mbrohet, kurse Flamurtari shtyn përpara për të gjetur golin e dytë.
49' Kale kalon në avantazh Flamurtarin.
48' Greca ka mundësinë për të kaluar Tiranën në avantazh, por e shpërdoron mundësinë.
46' Starton pjesa e dytë. Trajnerët nuk kanë bërë asnjë zëvendësim. Kujtojmë që Tirana është me 10 lojtarë.
45' Jemi në fundin e pjesës së parë. Arbitri ka dhënë vetëm 2 minuta shtesë, por që nuk kanë sjellë asnjë rrezik. 45 minutat e para mbyllen 0-0.
28' Ndeshje e çmendur në Vlorë. Flamurtari godet traversën me anë të një gjuajtje me kokë.
26'Edon Hasani rrëzohet në zonë, por për arbitrin nuk ka asgjë.
Ndeshja e parë mes Tiranës dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultatin 2-0 në "Selman Stermasi" për bardheblutë, mirëpo në minutën e 18 të takimit, në ndeshjen e kthimit, sulmuesi i Tiranës, Grent Halili është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri, për reagim shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.
18' Sulmuesi Halili ndëshkohet me karton të kuq. Tirana me 10 lojtarë.
15' Ka` tension në fushë.
1'Starton ndeshja në Vlorë.