Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana e Jul AHMATAJT pa "busull", Kukësi bën "cirk" në Selman Stërmasi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana e Jul AHMATAJT pa "busull", Kukësi bën

FT Tirana 1 - 3 Kukësi (Hasani 10/ Shkurtaj 65, Gavazaj 75, Abazaj 79)

Ka përfunduar 1-3 ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit e vlefshme për javën e 14 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë kaluar në avantazh me Hasanin në minutën e 10, teksa e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh. Djemtë e Shpëtim Duros  kanë dalë në fushë më të motivuar, duke gjetur tre gola me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn. Kukësi vijon të ndjekë Partizanin kryesues, teksa mban vendin e dytë me 24 pikë, një më pak se të kuqtë.

Kategoria Superiore, java 14

Stadiumi "Selman Stërmasi", ora 16:30

Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah (Torrasa), Hasani, Halili, Ngoo. Trajner: Julian Ahmataj

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Komenti minutë pas minute:

90+3 Mbyllet 1-3 në "Selman Stërmasi"

90+2 Kale ndëshkohet me karton të verdhë dhe humb derbin me Partizanin

90' Dy minuta shtesë në fund të ndeshjes

79' GOOOL Abazaj shënon nga një goditje dënimi, 1-3

76 GOOL Gavazaj kalon Kukësin në avantazh, 1-2

65' GOOL Shkurtaj realizon nga pika e bardhë një gol spektakolar, 1-1

50' Batha pretendon për një kontakt në zonë, për Jorgjin gjithçka e rregullt

46' Nis pjesa e dytë, Ahmataj hedh në fushë të riun Cajku në vend të Hasanit

45+3' Mbyllet pjesa e parë, 1-0

45' Arbitri akordon 3 minuta shtesë

40' Gavazaj stimulon në zonë, Jorgji vazhdon lojën

39' Një dëmtim i Hasanit mban në ankth bardheblutë, gjithçka kalon pa rrezik

28' Tirana qëndron pas duke mbrojtur rezultatin

24' Halili për Tiranën humbet një mundësi të artë

21' Kukësi tenton nga jashtë zone por pa rezultat

10' Gool Hasani kalon Tiranën në avantazh. Ngoo lirohet në zonë dhe jep një kros të saktë për shkodranin.

1' Nis takimi me një minutë heshtje. Topin e parë nga qendra e shkelmon Tirana

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga