
TEUTA-GRANADA 0-4
Teuta i jep fund aventurës në Europë League pasi është mundur me rezultatin e thellë 0-4 nga Granada. Sfida e luajtur në "Niko Dovana" nuk kishte shumë histori pasi skuadra që militon në La Ligan spanjolle ishte dukshëm favorite edhe në fushën e lojës.
Teuta pëson 3 gola për 31 minuta, ndërsa në pjesën e dytë Granada shënon edhe golin e 4-të duke mbyllur përfundimisht ndeshjen pasi edhe vendasit ngelen me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të Fabio Beqjas. Me këtë humbje skuadra e Martinit mbyll aventurën në Europa League në turin e dytë, ndërsa Granada kalon në turin e 3-të.
Turi i dytë i Europa League
Stadiumi "Niko Dovana"/ Ora 16:00
TEUTA: Frashëri, Beqja, Hoxha, Arapi, Kouro, Avdyli, Aleksi, L.Vila, Daja, E.Vila, Krasniqi. Trajneri Edi Martni
GRANADA: Silva, Neva, Duarte, Sanchez, Diaz, Montoro, Gonalons, Puertas, Herrera, Kenedy, Soldado. Trajner Diego Martinez
Gjyqtar: Delajod Willy
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet ndeshja, Granada fiton me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Teutës dhe kalon në turin e 3-të të Europa League.
80' Tjetër "goditje" për Teutën, Fabio Beqja merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj kundështarit, Teuta me 10 lojtarë.
56' Aksion i mirë i Teutës, Krasniqi pason bukur brenda zonës, ndërsa Gruda gjuan menjëherë, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
55' Tjetër ndryshim të Teuta, del Avdyli në fushë Hebaj.
47' GOL! Grana shënon nga "dhomat e zhveshjes", Herrera me kokë shënon edhe të 4-të.
46' Nis pjesa e dytë. Granada bë dy zëvendësime, Teuta një. Del nga fusha Asion Daja në vend të tij Gruda.
45+2' Mbyllet pjesa e parë, Teuta-Granada 0-3. Diferenca të frikshme në "Niko Dovana".
40' Teutar provon të reagoi, L. Vila kërcen me kokë, por nuk arrin ta prek topin.
31' GOL! Granada nuk ndalet së shënuari, Herrera me një gjuajte nga jashtë zone mposht Frashërin.
8' GOL! Gabim në mbrojtje nga Beqja, Kenedy përfiton dhe tund sërish rrjetën
5' GOL! Zhbllokohet shumë shpejt ndeshje, Soldado me një super gjuajte mposht Frashërin. Granada në avantazh.
1' Nis ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Teuta.