Teuta-Skënderbeu 1-0
NDESHJA: Teuta gjen fitoren pas 5 ndeshjes jo pozitive. Durrsakët fituan në frymën e fundit me rezultatin minimal 1-0 ndaj Skënderbeut. Një ndeshje jo me shumë raste të pastërta për shënim, por Teuta e kërkoi me çdo kusht fitoren dhe arriti në minutën e 90-të. Lorenco Vila goditi drejt portës dhe topi u devijua nga mbrojtësi Bruna Dita që shkakton autogol dhe ndëshkon skuadrën e tij. Një 3 pikësh shumë I rëndësishëm për Teutën që tani shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.
Kategoria Superiore/ Java e 14-të
Stadiumi “Niko Dovana” Ora 16:30
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Gashi, Avdyli, Çyrbja, Vila, Nikac. Trajner Bledi Shkëmbi.
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Essien, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj
Komenti minutë pas minute
90+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Teutës 1-0.
90′ GOL! Teuta gjen golin e avantazhit në minutën e fundit, Lorenco Vila godet drejt portës me topin që devijohet nga Dita dhe përfundon në rrjetë. Një autogol nga mbrojtësi korçar.
80′ Teuta provon përsëri. Vecaj godet nga jashtë zone, por edhe këtë herë Koliçi bën shpëtimtarin.
76′ Teuta pranë golit, Lorenco Vila gjuan me kokë, por ndalet nga një super pritje e Koliçit.
64′ Nikac pengohet brenda zonës, arbitri vijon lojën. Emiliano Vila godet fortë, por ndal Koliçi.
59′ Teuta prentendon për penallti, arbitr vijon lojën rregullisht.
46′ Starton pjesa e dytë Teuta-Skënderbeu.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Durrës. Lojë e vakët dhe pak raste për shënim nga të dyja ekipet.
41′ Avdyli provon direkt nga goditja e dënimit, pret Koliçi.
39′ Mundësi e artë për Teutën, Avdyli kroson në zonë, por asnjë prej lojtarëve durrsak nuk përfiton.
25′ Probleme për Çyrben që lë fushën e lojës, në vend të tij Lorenco Vila.
23′ Kundërsulm i Skënderbeut, Krasniqi gjuan keq duke humbur një mundësi të mirë për gol.
9′ Teuta më kërkuese pë golin, mjaft i saktë Skënderbeu në fazën e mbrojtjes.
1′ Starton sfida në Durrës. Një gjest i bukur nga tifozët e Teutës në nderim të atyre që humbën jetën nga tërmeti.