U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e parë të kualifikueseve të Champions League. Teuta kampione e Shqipërisë ka gjetur Sheriff Tiraspol, kampionen e Moldavisë. Nga ana tjetër, Shkëndija do luajë me NS Mura të Sllovensië.
Dy skuadrat shqiptare do përballen për sfidën e parë në Durrës dhe Tetovë si vendase. Ndeshjet e para zhvillohen në 6/7 korrik dhe ato të kthimit në 13/14 korrik. Fituesit kalojnë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa humbësit në raundin e dytë të Europa League.
Nga ana tjetër, Prishtina nëse kualifikohet në fazën paraeleminatore do gjejë përballë skuadrën e Ferencvaros, aty ku luan edhe Myrto Uzuni.
Shorti:


Poll