Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Teuta barazon Tiranën, Egnatia thyhet në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teuta barazon Tiranën, Egnatia thyhet në shtëpi


EGNATIA - TEUTA 0-1

Egnatia (4-3-3): Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Telushi, Bardis, Iseni; Çyrbja, Imeri, Pedro Augusto

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanoviç, Jackson; Aleksi, Daja; E. Vila, Kallaku, Plaku; Koubemba

Gjyqtar: Erion Bastari

Ndeshja: Një sfidë që nis pa shumë ritëm dhe me dy skuadra të "fikura" në 45 minutat e para. Të dy ekipet duken se studiojnë njëra-tjetrën për të lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë. Rastet janë të shumta në dy kampet, mirëpo sulmuesit respektivë nuk arrijnë të konkretizojnë si duhet. Duhej të vinte minuta e 78-të, që Teuta të kalonte në avantazh me anë të një penalltie. Sherif Kallaku nuk gabon dhe kësisoj durrsakët marrin 3 pikë mjaft të rëndësishme. Pas këtij takimi, Teuta ngjitet në kuotën e 11 pikëve, aq sa Tirana e vendit të parë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e pestë me 8 pikë.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.

78'- Penallti për Teutën. Gruda pengohet në zonën e Egnatias dhe Sherif Kallaku nuk gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

72'- Egnatia pranë golit. Bruno Telushi kroson bukur nga e djathta, por Pedro Augusto nuk arrin të shënjestrojë si duhet topin.

57'- Goditje këndi për Egnatian. Mosmarrëveshje mes Qirkos dhe Selmanin, për pak shënojnë vendasit.

55'- Çfarë rasti për Teutën. Jackson i vetëm me Pujën nuk arrin ta coje topin në rrjetë.

47'- Jackson rrëzohet në zonën e Egnatias. Pretendohet penallti në kampin e Teutës, por gjithcka e rregullt sipas gjyqtarit Bastari.
46'- Nis pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime në kampet respektive.

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë. Mbyllet pa fitues pjesa e parë në Rrogozhinë.
40'- 5 minuta nga fundi. Duhet theksuar se nuk ka pasur asnjë rast të pastër shënimi nga asnjë prej ekipeve.
33'- Goditje këndi për Egnatia. Kroson Imeri, sërish Pedro Augusto nuk arrin ta çojë në rrjetë.
17'- Moment i rrezikshëm në zonën e Egnatias. Topi i mirë për Vilën, po lojtari i durrsakëve kapet kundra kohë.
8'- Sërish Imeri që hedh bukur një top në zonë, gjuan bukur Pedro Augustro, por sfera përfundon jashtë.
6'- Goditja e parë nga këndi. Kroson Imeri, por sfera largohet sërish në këndore.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga