Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Teqja i hap punë Mehmetit, PARTIZANI dhe Maribor e mbyllin me 2 gola

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teqja i hap punë Mehmetit, PARTIZANI dhe Maribor e mbyllin me 2 gola

FT/ (Alb) Partizani 1 - 1 (Slo) Maribor (Hoti 34' / Brnic 50' )

Partizani ka barazuar 1-1 në miqësoren e luajtur në Slloveni kundër kampionëve të këtij vendi, Maribor. Djemtë e Mehmetit kanë treguar nivel të mirë loje në periudha të ndryshme të sfidës, duke iu falur edhe paraqitjes fantastike të Aldo Teqjas në portë. "Probleme" për Mehmetin që sheh konkurrencë të madhe në katërkëndësh.

Sfida do hapej në minutën e 34 nga Hoti. Fantazisti që u bashkua këtë verë me Demat nga Tirana, ka marrë një top në zonë duke e ndalur në rrjetë. Në pjesën e dytë, të kuqtë kishin mundësi të dyfishonin me Carën, ndërsa pas këtij aksioni u barazuan nga Brnic në të 50 minutë.

Pas kësaj miqësorje dhe 14 ditëve në Slloveni, Partizani do rikthehet në Shqipëri për të përgatitur ndeshjen kundër Saburtalo në turin e parë të Conference League në 7 korrik në transfertën gjeorgjiane.

Miqësore, 18:30

Stadiumi: Dravograd, Slloveni

Formacionet zyrtare:

Partizani: Teqja, Hadroj, Belica, Bitri, Ndreca, Atanaskoski, Murataj, Rrapaj, Cara, Hoti, Skuka

Maribor: Bergsen, Milec, Mitroviç, Šoštarič Karić, Sikošek, Makoumbou, Repas, Zugelj, Brnic, Bošić, Baturina

Komenti minutë pas minute:

90+1' Mbyllet 1-1 ndeshja.

90' Aldo Teqja pret një tjetër top që i drejtohej rrjetës.

77' Murataj mrekulli nga jashtë zone, portieri i mohon golin Partizanit.

71' Max Vocen gabon shënjestër me kokë, Maribor i afrohet golit.

50' GOOL! Brnic barazon ndeshjen, kap në befasi mbrojtjen e Partizanit.

49' Bitri është për medalje me pasim nga 60 metra, e pabesueshme ç’humbet Cara.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet 1-0 pjesa e parë me gol të Hotit.

45' Teqja bën heroin te Partizani.

42' Aksion model nga Maribor, Brnic gabon përballë Teqjas.

34' GOOL! Hoti zhbllokon ndeshjen, Partizani në avantazh. Zbritje e bukur në krahun e majtë, me Hotin që merr bukur topin në zonë dhe e ndal në rrjetë.

25' Bitri kthen topin keq për te Teqja, Partizani për pak shkakton autogol.

20' Baturina godet nga jashtë zone te Maribor, sfera del jashtë.

10' Maribor kontrollon lojën, mbrohet mirë Partizani.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Maribor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga