Mbrëmja e djeshme ka qenë e magjishme për gjithë shqiptarët. Shqipëria debutuese në këtë Europian arrin të gjejë golin e parë në ndeshjen me Rumaninë dhe rrjedhimisht të marrë dhe fitoren e parë. Shumë për këtë sukses ka meritë edhe trajneri italian i Kombëtares De Biassi. Tekniku ka arritur të krijojë një skuadër të madhe duke larguar çdo dyshim se Shqipëria e vogël nuk e meritonte kualifikimin në këtë Europian. Mbrëmjen e djeshme ai ka vendosur që nëpërmjet një video të përzgjedhë momentet më deçizive të rrugëtimit drejt Europianit për Shqipërinë.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.