
Skuadra e Partizanit do të ndeshet ditën e nesërme me ekipin sllovak, Slovan Bratisllavën, në kuadër të raundit të parë eliminator të Europa League. Të kuqtë sot kanë mbyllur seancën e fundit stërvitore të drejtuar nga Dalipi dhe Starova. Ata kanë aplikuar disa ushtrime fizike, për të vazhduar më tej me përgatitjen taktike. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja në seancën stërvitore e bomberit shkodran Sukaj, bashkë me ardhjen më të re të kryeqytetasve, ganezin Ekuban. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në stadiumin "Elbasan Arena".
Poll