Brajan Gruda është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Mainz, po luan në transfertë përballë Bayern Munich. Pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane është momentalisht me rezultatin 2-1 në favor të bavarezëve.
Por Gruda ishte pikërisht ai që asistoi në golin e vetëm për të tijët. Në një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme, mjaftoi prekja e talentit shkodran që t’i hapte rrugën golin të shënuar nga Amiri.
Asistimi i Grudës. (VIDEO)
Kujtojmë që gjithashtu, 19-vjeçari është një dëshirë e madhe e Sylvinhos. Trajneri brazilian po mundohet prej kohësh që ta bindë Grudën që të bashkohet me Kombëtaren shqiptare.
Poll