
Bylis-Skënderbeu 0-2
NDESHJA: Skënderbeu ka bërë surprizrën në javën e 3-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur pastër 0-2 Bylisin në shtëpi. Korçarët morën kështu fitoren e parë në kampionat e kjo falë golave të Pusit dhe Tereziut. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola me të dyja skuadrat që shpërdoruan raste pa fund. Në të dytë, Bylis kishte mundësinë e artë për gjetur golin, por Ujka gaboi nga penalltia. Skënderbeu u kundërpërgjigj, por duke gjetur rrjetën me Pusin që përfiton nga gabimi I mbrojtës vendase dhe e dërgon në rrjetë. Pak minuta nga fundit Tereziu gjen edhe golin e dytë duke vulosur përfunfidmisht fitoren 0-2 të Skënderbeut. Me këtë fitore, korçarët shkojnë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Bylis ngelet 2 pikë.
Java e 3-të e Kategorisë Superiore/ Stadiumi "Adush Muça"
BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Allan, Ndreca, Cardoso, Murataj, Hadroj, Beji, Carkanji, Mehmetllari.
SKËNDËRBEU: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Meksi, Dououna, Vitija Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah.
Gjyqtar: Ardian Beqiri
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet ndeshja, Skënderbeu fitoren pastër 0-2 ndaj Bylisit.
85' GOL! Skënderbeu gjen edhe golin e dytë, pas një rrëmuje në zonë, Tereziu gjuan lehtë dhe e dërgon në rrjetë.
70' GOL! Zhbllokohet ndeshja në Ballsh. Gabim në mbrojtjen e Bylis dhe Pusi që përfiton duke shënuar një gol spektakolar "alla Del Piero".
58' Penallti për Bylisin, Bicaj pengon brenda zonës Mehmetllarin, gjyqtari Beqiri jep penalli. Gjuan Ujka, por Dajsinani bën mrekullinë dhe pret 11-m.
46' Nis pjesa e dytë Bylis-Skënderbeu.
45' Mbyllet pjesa e parë pa gola.
43' Skënderbeu me fat, Dajsinani pre një gjuajte mjaftë të bukur të Carkanjit pas krosimit të Hadrojjit.
38' Bylisi i afrohet sërish golit, Beji brenda zonës gjuan keq.
23' Aksion model nga Skënderbeu, Berisha gabon para portës duke humbur një rastë të artë shënimi.
18' Tjetër mundësi për Bylisin, Mehmetllari i vetëm me Dajsinanin gabon.
14' Kundërgjigjet Skënderbeu, Mensah godet me kokë, por pret portieri Qirko.
10' Sërish pranë golit Bylis, Ndreca dhe Beji ndalen nga Dajsinani.
3' Aksioni i parë i rrezikshëm për Bylisin, Cardoso ndalet nga shtyll, Mehmetllari më pas nuk e dërgon në rrjetë.
1' Starton ndeshja në Ballsh, topi i parë shkelmohet nga Skënderbeu.