Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Sulmuesi lezhjan “hero” në Çeki, goli i tij rezulton vendimtar për eleminimin e Galatasaray

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi lezhjan “hero” në Çeki, goli i tij

Indrit Tuci ka bërë rolin e heroit te Sparta Prague, që fitoi 4 me 1 ndaj Galatasaray. Sfida e kthimit, e vlefshme për turin e 1/16 të Europa League, pa çekët të kalonin më tej dhe pse e kishin humbur 3 me 2 ndeshjen e parë në Turqi.

Sulmuesi i lindur në Lezhë u aktivizua në minutën e 66’, kur ndeshja ishte 1 me 1. Ky rezultat kualifikonte Galatasarayn, por jo për shumë kohë.

Ishte minuta e 74’, kur Tuci shfrytëzoi një krosim në zonë për ta kthyer në gol. Më pas goli i kualifikimit që u asistua po nga Tuci, erdhi në minutën e 80’ nga Harsalin. Galatasaray me 1 lojtar më pak e pa veten të pafuqishëm për të hapur ndeshjen, teksa Sparta Prague shënoi dhe të katërtin në minutën e fundit.

Qazim Laçi spikati po ashtu, pasi asistoi golin e fundit, që i dha fund takimit dhe shpresave të Galatasaray. Kualifikim historik ky për çekët, që nuk ishin favoritë përballë gjigantëve turq.

Goli i shënuar nga Indrit Tuci: (VIDEO)

3 golat që kualifikuan Sparta Prague dhe kontribuan Indrit Tuci me Qazim Laçin: (VIDEO)

Ndeshjet e kthimit të luajtura në 21:00, të vlefshme për 1/16 e Europa League: 

Roma 1-1 Feyenoord(Kualifikohet Roma me penallti)

Marseille 3-1 Shakhtar Donetsk(Kualifikohet Marseille)

Sparta Brague 4-1 Galatasaray(Kualifikohet Sparta Prague)

Sporting CP 1-1 Young Boys(Kualifikohet Sporting)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga