
Kualifikueset e Çmimit të Madh të Francës filluan në orën 16:00 dhe tashmë kanë njohur radhën e nisjes për nesër. Është Leclerc që ka fituar “poleposition”, ndërsa pas tij do nisen dyshja e RedBull Verstappen bashkë me Perez. Më pas vijnë Hamilton, Norris, Russell, Alonso dhe Tsunoda.
Në anën tjetër Sainz nuk arriti të japë xhiro të shpejtë bashkë me Magnussen, që do nisen nga vendi i fundit pavarësisht se renditeshin si vend i 9 dhe 10. Strategjia e Ferrarit funksionoi sepse ishte Sainz që i hapi rrugë shokut të tij të skuadrës duke i dhënë vendin e parë të nisjes.
Kujtojmë se gara fillon nesër në orën 15:00 dhe Ferrari do tentojë fitoren e tretë radhazi, pasi e ka bërë dy herët e fundit me Sainz dhe monegaskun Leclerc.