
Vllaznia mposhti dje 3-2 Tiranën në klasiken e Shqipërisë. Në "Loro Boriçi" vendosi goli I minutës së fundit, me ish-in Dunga që I dha tri pikë me vlerë Vllaznisë. Shkodranët tre javët e para të sezonit kanë tre fitore, ndërsa në Shkodër të gjithë ishin me sy e veshë nga stadiumi.
Edhe pse prej masave anti-Covid stadiumet janë bosh, lokalet vijojnë të kthehen në stadium edhe në ambiente të brendëshme. Në momentin e golit në sekondat e fundit, festa legjitimie ka shpërthyer në ambientet ku tifozët ishin bërë bashkë për të ndjekur klasiken e Shqipërisë.
Poll