
Shqipëri - Islandë / 4 - 2 / Eleminatoret, Euro 2020-të
Dermaku 32'/ Sigurdsson 47'/ Hysaj 52'/ Sigthorsson 58'/ Roshi 79/ Cikalleshi 83'
Shqipëria: Strakosha, Lenjani, Hysaj, Xhimshiti, Bare, Memushaj, Manaj, Gjasula, Cikalleshi, Dermaku, Ismajli
Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Sigurdsson, Bjarnason, Sigurdsson, Arnason, Sigurjonsson, Gunnarsson, Hallfredsson, Bodvarsson, Skulason
Komenti minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja në Elbasan Arena. Shqipëria mund me rezultatin e thellë 4-2 Islandën. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku është vënë re loja sulmuese.
Djemtë e drejtuar nga tekniku Edi Reja janë zhbllokuar dhe tashmë duket se e kanë harruar humbjen e pak ditëve më parë me Francën.
Tashmë, Shqipëria arrin në koutën e 9 pikëve, duke u afruar me 3 pikë nga Islanda, që mbetet në kuotën e 12 pikëve. Turqia mban vendin e parë, së bashku me Francën me nga 15 pikë në Grupin H, kurse Shqipëria na vendin e 4.
90' Arbitri jep 6 minuta shtesë, por që nuk ka ndryshuar asgjë në rezultat.
83' Cikalleshi realizon golin e 4.
79' Odise Roshi shënon golin e tretë. Shqipëria kalon në avantazh.
72' Hysaj largohet nga loja dhe në vend të tij hyn Abrashi.
58' Barazohet ndeshja. Islanda rikthehet në lojë Islanda me Sigthorsson.
52' Hysaj kalon Shqipërinë në avantazh.
47' Barazon Islanda në Elbasan. Sigurdsson gjen golin.
46' Starton pjesa e dytë në "Elbasan Arena".
45' Mbyllet pjesa e parë në "Elbasan Arena", me vetëm 1 minutë shtesë të dhënë nga arbitriti ndeshjes. Shqipëria po fiton me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Kastriot Dermaku në minutën e 32.
32' Kastriot Dermaku kalon Shqipërinë në avantazh. Memushaj jep një kros shumë të mirë nga e djathta.
26' Rast i mirë për Islandën. Shqipëria rrezikon pësimin e golit.
23' Rei Manaj rrezik serioz për Islandën. Sulmuesi gjuan brenda zonës dhe fiton një korrne.
13' Rei Manaj pranë golit. Sulmuesi gjuan shtyllën.
12' Ledian Memushaj bën shumë mirë në hyrje të zonës dhe merr faull. Manaj pranë topit, gjuan, por topi gjen murin mbrojtës.
10' Kalojnë 10 minutat e para. Në Elbasan ende nuk ka ardhur rasti i parë për gol nga të dyja skuadrat.
1' Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon skuadra e Islandës.