Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, Teuta "bie" në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, Teuta "bie" në

Skënderbeu - Teuta / 1 - 0 / Kategoria Superiore/ Java e 5-të, stadiumi "Skënderbeu"

Krasniqi 21'

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Koliçi, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Bregu, Gripshi, Krasniqi

Teuta: Frashëri, Kouros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Aleksi, Gashi, Vecaj, Nikaç, Vila

Komenti minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja në Korçë. Skënderbeu fiton me rezultatin 1-0 ndaj Teutës. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar nga Blerim Krasniqi në minutën e 21 të pjesës së parë.

Bardhekuqtë kanë patur edhe të tjera raste shënimi me Dejvi Bregun, por nuk kanë arritur ta dyfishojnë rezultatin. Më tej, edhe miqtë kanë pasur rastet e tyre në këtë sfidë, mirëpo pa mundur të finalizojnë. Kësisoj, kjo është një fitore e rëndësishme për skuadrën e Dajës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve, kurse Teuta mbetet në kuotën e 8 pikëve.

90' Mbyllet ndeshja pas 5 minutave shtesë.

85' Bregu pranë një supergoli. Sulmuesi gjuan nga goditja e lirë, por Frashëri pret mrekullueshëm.

74' Çyrbja rrezikon portën e Skënderbeut, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

71' Dejvi Bregu humb një tjetër rast për gol përballë portierit Frashëri. Skënderbeu pranë golit të dytë.

65' Teuta pranë golit. Koliçi gabon në dalje.

61' Krasniqi shkakton faull ndaj kapitenit të Teutës, Renato Arapit.

46' Starton pjesa e dytë mes Skënderbeut dhe Teutës.

45' Mbyllet pjesa e parë në Korçë. Skënderbeu po fiton ndeshjen ndaj Teutës me golin e shënuar nga Blerim Krasniqi në minutën e 21.

42' Vila ka një rast të mirë për gol, por nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Pasiguri në prapavijën e Skënderbeut.

30' Jemi 15 minuta nga fundi i pjesë së parë mes Skënderbeut dhe Teut♪7s. Deri tani vendos goli i shënuar nga Krasniqime kokë.

21' Blerim Krasniqi kalon Skënderbeun në avantazh. Sulmuesi shënon me kokë.

12' Nazmi Gripshi rrëzohet në zonë, kurse arbitri e ndëshkon me karton të verdhë për stimulim.

1' Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon Teuta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga