Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu humb busullën e kampionit, Kastrioti 3 pikë të "arta" mbijetese

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu humb busullën e kampionit, Kastrioti 3 pikë

Kastrioti - Skënderbeu 2-1

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roxher, Bardhi, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Taipi, Pervan, Toskiç, Gripshi, Hoxhaj, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi.

Komenti minutë pas minute:

96' Mbyllet ndeshja, Kastrioti merr një fitore të rëndësishme dhe hap garën për mbijetesë.

93' Kastrioti kalon në avantazh. Roxher shënon eurogol.

90' Gripshi ka mundësi për gol, por lojtari gjuan jashtë. Arbitri jep 6 minuta shtesë.

86' Kastrioti pranë golit. Krutanët godasin traversën.

81'Vangjeli barazon shifrat. Skënderbeu kthehet në lojë.

75'Faull për Skënderbeun, por topi i harkuar nga Nazmi Gripshi nuk sjell asnjë rrezik.

70' Jemi 20 minuta nga fundi. Kastrioti po fiton deri tani me golin e Ymeraj të shënuar me kokë.

58' Kastrioti kalon në avantazh me një gol me kokë nga goditja e këndit. Ersil Ymeraj autori i golit.

51' Ndërhyrje e rëndë ndaj Marko Radasit. Aksione të rregullta nuk ka. Lojtarët luajnë ashpër mes njëri-tjetrit, pasi ndoshta edhe terreni nuk e lejon që të luhet një lojë efektive. E tillë është ndërhyrja që një lojtar i kastriotit bën ndaj Marko Radasit, duke e bërë mbrojtësin që të gjakoset në këmbën e tij. Gjithashtu edhe nga të pranishmit në stadium dëgjohen ofendime e të shara pa fund.

46' Starton pjesa e dytë.

45' Mbyllen 45 minutat e para të takimit mes Katriotit dhe Skënderbeut. Vendasit duken më kërkues, por që goli nuk erdhi, pasi edhe terreni i fushës nuk të lejon që të zhvillohet një futboll cilësor.

40'Skënderbeu bëhet më kërkues në 5 minutat e fundit.

30' Shumë e vështirë për qarkullimin e topit. Skuadrat tentojnë topin në ajër.

19' Ndërpritet ndeshja. Nazmi Gripshi mbetet i shtrirë në fushën e lojës.

17' Edison Ndreca shkakton faull në sulm ndaj Kristi Vangjelit.

10' Kalojnë 10 minuta lojë në "Redi-Maloku". Kastrioti më këmbëngulës në këtë fillim sfide.

1' Starton ndeshja në Fushë-Krujë, Kastrioti shkelmon topin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga