
Takimi i fazës play-off të UEFA Champions League mes Young Boys dhe Crvena Zvezda nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Përpos spektaklit në fushën e blertë, ku u shënuan 4 gola, nga dy për secilën skuadër, akte të turpshme janë regjistruar jashtë stadiumit.
Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, "Delije", tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe në drejtim të një ndërtese e cila banohej nga shqiptarët. Për të shmangur një përplasje më të ashpër, policia zviceriane ka ndërhyrë shpejt, duke ndarë turmën.
Poll