
Thonë se edhe trajnerët prej mishi dhe gjaku janë. Megjithatë ky veprim i Romeo Xekës tejkalon kufijtë e të menduarit të një humani. Korca Voley U-18 luajti kundër Dinamos U-18, ndeshje e vlefshme për kampionatin e volejbollit të femrave.
Në një moment trajneri i korçareve kërkon pushim për të dhënë direktiva të reja për lojtaret e veta. Megjithatë në një video të publikuar nga A2CNN shihet se si Xeka nuk përmbahet dhe godet me shpullë volejbollisten e tij.
Një moment që me siguri nuk ka lënë shije të mirë te sportistja që në një moshë të re i duhet të përballet me dhunën fizike dhe verbale të trajnerit të saj. Ai nuk ndalet me aq, por vijon edhe t’i bërtasë gjatë gjithë kohës. Më poshtë iu ftojmë të ndiqni videon skandaloze.