Vllaznia-Laçi 0-0
NDESHJA: Nuk ka fitues në Shkodër, Vllaznia dhe Laçi ndajnë nga një pikë në takimin e sotëm. Një ndeshje me pak raste për shënim nga të dyja ekipet. Vllaznia i afrohet golit me Zogajn dhe kapitenin Lika, por portieri Stazhilla dhe shtylla I mohojnë golin ekipit shkodran. Në këtë mënyrë të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. Vllaznia shkon në kuotën e 27-të pikëve, ndërsa Laçi 29 pikë.
Kategoria Superiore/ Java e 19-të
Stadiumi “Loro Boriçi”/ Ora 17:00
Formacioni i Vllaznisë: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz
Formacioni i Laçit: Stajila, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Gridens Meta
Komenti minutë pas minute
90+4′ Mbyllet sfida në Shkodër pa fitues. Vllaznia dhe Laçi ndajnë nga një pikë.
81′ Zogaj i vetëm përballë portierierit ndalet nga portieri.
79′ Vllaznia pranë golit, Gilman Lika ndalet portieri Stazhilla dhe shtylla.
61′ Vllaznia pretendon për një penallti. Domgjoni devijon topin që më pas pritet nga portieri Stazhilla. Protesta edhe nga tifozët që hedhin shishe në drejtim të arbitrit.
46′ Nis pjesa e dytë në Shkodër.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Pak raste për shënim nga të dyje ekipet duke lënë gjithçka të hapur.
42′ Nuabueze niset drejt zonës, sulmuesi nuk pason saktë për Grecën.
39′ Nuabueze pranë golit, sulmuesi brenda zonës godet keq.
22′ Laçi pranë golit, Greca godet bukur, por nuk shënjestron dot portën.
14′ Tjetër rast për Vllazninë, largon mbrojtja e Laçit duke i hequr mundësinë Shtubinës të godas.
11′ Nuabueze deporton bukur në zonë, por Malota vendimtar me ndërhyrjen e tij duke shpëtuar një gol të sigurt.
4′ Mundësi e mirë për Vllazninë, Hygor kroson brenda zonës, nuk përfiton asnjë prej lojtarëve shkodran.
1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”, topi i parë shkelmohet nga Vllaznia.