
Një fundjavë mjaft e mirë për lojtarët shqiptarë me disa prej tyre që kanë gjetur rrugën e rrjetës me ekipet përkatëse. Në Itali, golin e ka gjetur edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk shquhet për protagonist në fazën sulmuese por kjo nuk e ka ndalur që të shëonjë golin e parë me fanellën e Lazios piëkrisht në ndeshjen e parafundit të kampionatit.
Në minutën e 4’, shqiptari do të zhbllokonte sfidën përballë Cremoneses pas asistit të bomberit Ciro Immobile. Një sezon me nota pozitive për të teksa ka zhvilluar 32 ndeshje, 20 si titullar, duke regjistruar 1 gol e 1 asist me bardhekaltërit. Nga sezoni i ardhshëm sëbashku me Lazion do të luajnë në grupet e Champions League.
Poll