Moldavi – Shqipëri / 0 – 4 / Eleminatoret Euro 2020-të
Cikalleshi 22’/ 34′ Bare/ Trashi 40’/ Manaj 90′
Shqipëria: Strakosha, Veseli, Djimsiti, Bare, Gjasula, Manaj, Trashi, Cikalleshi, Dermaku, Ismajli, Abrashi
Moldavia: Koselev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Lonita, Cebotaru, Prepelita, Suvorov, Anton, Sidorenco, Graur
Komenti minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja Moldavi – Shqipëri. Kuqezinjtë fitojnë pastër dhe thellë me rezultatin 0-4. Ndeshja ëshë vendosur që në pjesën e parë, ku në fillim ishte Sokol Cikalleshi, më pas Keidi Bare dhe Lorenc Trashi, që shënoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zonës. Në fund Manaj shënoi edhe golin e 4.
Me këtë triumph, djemtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja kanë arritur në kuotën e 12 pikëve, por që kualifikimi për në Euro 2020-të, duket se është shumë I vështirë.
90′ Manaj realizon golin e 4 të ndeshjes.
75′ Del nga loja Cikalleshi dhe në vend të tij hyn Odise Roshi.
70′ Kemi ardhur 20 minuta nga fundi. Kuqezinjtë po administrojnë lojën dhe nuk ndiejnë asnjë shqetësim në prapavijë.
55′ Bare godet traversën. Shqipëria pranë golit të 4.
46′ Starton pjesa e dytë mes Moldavisë dhe Shqipërisë.
45′ Mbyllet pjesa e parë mes Moldavisë dhe Shqipërisë. 45 minutat e para kanë funksionuar në perfeksion për kuqezinjtë. Cikalleshi, Bare dhe Trashi kanë shënuar në këtë fraksion, duke I dhënë kuqezinjve avantazhin 0-3. Të shohim si do të shkojë pjesa e dytë e këtij takimi.
40′ Lorenc Trashi shënon një perlë.
34′ Keidi Bare shënon golin e dytë. Shqipëria nuk ndalet.
22′ Sokol Cikalleshi zhbllokon ndeshjen. Sulmuesi realizon nj♪7 gol të bukur brenda zonës.
20′ Kuqezinjtë qarkullojnë topin dhe mbyllin kundërshtarin në zonë.
10′ Kalojnë 10 minutat e para të takimit. Shqipëria merr kontrollin e lojës, por ende nuk kemi ndonjë rast të rrezikshëm nga tanët.
1′ Starton ndeshja, topin e parë e shkelmojnë kuqezinjtë.