Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Shqipëria 'fluturon' drejt Euro 2024, kuqezinjtë 'shpartallojnë' Çekinë me dyshen e Superiores Asani e Seferi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria 'fluturon' drejt Euro 2024, kuqezinjtë

Shqipëria 3-0 Çekia (Asani 9', Seferi 51', 73')

UEFA Euro 2026: Kualifikuese

Grupi E: Ndeshja e 6-të

Stadiumi: Air Albania

Arbitër: Daniel Makkelie

Ndeshja: Përfundon me një fitore historike ndeshja Shqipëri – Çeki, ku kuqezinjtë tanë fituan me rezultatin e thellë 3-0 duke hapur kështu rrugën drejt ëndrrës për kualifikimin në Euro 2024. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë me supergolin e Jasir Asanit në minutën e 9-të që ndezi festën në stadium. Çekët barazuan në pjesën e parë, por VAR e anuloi për prekje me dorë ç’ka i dha edhe kartonin e kuq lojtarit të tyre duke i lënë me 10 lojtarë.

Pjesa e dytë nisi me marsh të njëjtë teksa Seferi dyfishoi shifrat në minutën e 51’. Do të ishte po ai i cili do të hidhte ‘KO’ kundërshtarët me golin e 3-të. Rrjetën do ta tundte edhe Arbnor Muja, por festën e shqiptarit do ta ndalte VAR që do ta konsideronte offside.

Shqipëria merr kështu 3 pikë të arta që e mbajnë në krye me 13 pikë, 4 më shumë se Polonia dhe 6 nga Çekia e Moldavia.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajramaj, Seferi; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Çekia (3-4-3): Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Sadilek, Jurasek; Cerny, Chytil, Kuchta. Trajner: J. Silhavy

Komenti minutë pas minute:

90+7 Përfundon ndeshja.

90' Akordohen 7 minuta shtesë.

86' Largohet mes duartrokitjeve të publikut Taulant Seferi, në fushën e lojës hyn Klaus Gjasula.

82'

80' Goditje jashtë zone nga çekët, devijohet nga mbrojtja kuqezi dhe merr një trajektore të rrezikshme drejt portës. Megjithatë Berisha pret qetësisht.

73' Taulant Seferi hedh 'KO' Çekinë, Shqipëria shënon të 3-tin dhe 'likuidon' 3 pikët.

66' Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami largohen nga loja, në fushë Mirlind Daku dhe Ernest Muçi.

55' Largohet mes ovacioneve Jasir Asani, në vendin e tij hyn Arbnor Muja.

51' Taulant Seferi shpërthen festën në stadium, Shqipëria shënon golin e dytë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet pjesa e parë.

38' Gol i anuluar dhe karton i kuq për çekët, Chytil shtyn topin me dorë dhe merr kartonin e dytë të verdhë.

34' Çekët provojnë krosime të njëpasnjëshme, por bllokada kuqezi është perfekte deri tani.

26' Bajrami tenton një vertikalizim që do e nxirrte të vetëm Asanin, por mbrojtësi i fundit ndalon topin.

21' Jasir Asani vrapon i vetëm drejt portës, por ndalet në fund nga mbrojtësi. Megjithatë arbitri sinjalizon për offside.

9' GOOOOL! Jasir Asaniiiiii dhuron magjinë e rradhës dhe feston me plis.

1' Çekia bën goditjen e parë, por Berisha pret në dy kohë.

1' Fillon ndeshja në "Air Albania", Shqipëria synon fitoren historike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga