Shqipëri – Moldavi 2 – 0 / Eleminatore Euro 2020-të
Shqipëria: Berisha, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajli, Ramadani, Sadiku, Uzuni, Mavraj, Kaçe, Abrashi. Trajneri Edy Reja.
Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.
Komenti minutë pas minute:
95′ Shqipëria fiton pastër 2-0 ndaj Moldavisë në Elbasan Arena. Cikalleshi dhe Ramadani janë “heronjtë” e mbrëmjes. Fitore mëse e merituar nga kuqezinjtë.
92′ Ylber Ramadani realizon një supergol.
65′ Sokol Cikalleshi kalon Shqipërinë në avantazh. Kombinim mjaft i mirë mes Roshit dhe Uzunit, kurse Cikalleshi e dërgon në fundin e rrjetës.
61′ Moldavia tenton përsëri portën, por topi shkon pranë pingules së djathtë.
59′ Vjen edhe ndërrimi i dytë. Largohet Lenjani, në fushë hyn Odise Roshi.
58′ Largohet Sadiku, futet në lojë Sokol Cikalleshi. Edi Reja bën lëvizjen e parë. Ende mungon goli për Shqipërinë.
53′ Moldavia pranë golit. Damaskan tenton gjuajtjen e fortë dhe kalon pranë portës së Etrit Berishës.
46′ Starton pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Rezultati ende 0-0. Mbetet për t’u parë pjesa e dytë.
33′ Abrashi kroson, Sadiku gjuan me kokë dhe topi përplaset në krahun e kundërshtarit. Kuqezinjtë kërkojnë penallti, por asgjë nga arbitri kryesor. Sipas tij gjithçka është e rregullt.
23′ Sadiku tenton nga jashtë zonës. Gjuajtja është thuajse perfekte, por ndalet nga portieri kundërshtar.
19′ Amir Abrashi gjuan brenda zonës, hapësira ishte e mirë, por gjuajtja shkoi shumë keq dhe larg portës.
9′ Lenjani kroson nga e majta. Hysaj shumë pranë golit, por mbrojtësi nuk gjuan mirë. Pranë golit Shqipëria.
7′ Shfaqet i rrezikshëm Uzuni brenda Zonës së bashku me Hysajn, por topi përfundon në rivënie fundore.
1′ Starton ndeshja në Elbasan Arena. Topinn e parë e shkelmon Moldavia.