
Italia mbylli ditën e sotme fazën e Grupeve të EURO 2020 duke mundur 1-0 Uellsin. "Axurrët" bën një nisje perfekte të këtijh Europiani pasi në 3 sfidat e zhvilluar grumbulluan 9 pikë të plota, shënuan 7 gola dhe nuk pësuan asnjë gol.
Një ecuri e tillë me 30 ndeshje radhazi pa humbje ka bërë që tifozët, por edhe lojtarët dhe stafi i Italisë të ëndërrojnë për diçka madhore siç është fitimi i Europianit. Më mbërritjen në hotel në Romë ku po qendrojnë, lojtarët dhe stafi i Italisë janë ndalur në hyrje të hotelit dhe të gjithë së bashku kanë kënduar këngën "Netë Magjike" e duke dhuruar "show" edhe jashtë fushës.
Poll