Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Video/ Shkëndija shkruan historinë në Çeki, vazhdon ëndrra europiane

Shkruar nga NEWSPORT

ScreenshotMlada Boleslav-Shkëndija 1-0

Shënues:  Magera 82

Pjesa e parë: Shkëndija e Tetovës po ndeshet me Mlada Boleslav, në stadiumin e kësaj të fundit. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Takimi ishte i luftuar nga të dyja skuadrat. Ekipi i shqiptarëve të Maqedonisë luajti disi i tërhequr, në mënyrë që të ruajë këtë rezultat, pasi takimi i parë i përfunduar me rezultatin 2-0, i favorizon për kualifikimin historik.

Një rast që duhet përmendur për vendasit është ai në minutën e 29-të, ku sulmuesi çek ka një rast të artë për të shënuar, por që vonohet në gjuajtjen e tij dhe topi devijohet nga mbrojtësi. Kështu mbyllet ky fraksion loje, me një lojë të mirë të të dyja skuadrave.

Pjesa e dytë: Pjesa e dytë e lojës nis të luhet fort në mesin e fushës nga të dyja skuadrat. Çekët duken më këmbëngulës dhe dalëngadalë arrijnë ta shtyjnë kundërshtarin në gjysmë fushën e tyre. Kuqezinjtë e Shkëndijës duken se duan të ruajnë rezultatin 2-0 të vendosur në fushën e tyre. Sulmet bëhen me intensive nga skuadra e Mladostit, të cilët shumë herë janë fare pranë golit por pa mundur të konkretizojnë si duhet. Në minutën e 82 vjen dhe goli i parë për skuadrën vendase ku Magera çon topin në rrjetë pas një pasimi të ardhur nga Kudela. Pjesa tjetër e lojës nuk ka asgjë për të shënuar. Kështu mbyllet ky takim me Shkëndijën që kualifikohet për në play-off.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga