
Shkëndija ka fituar 0-3 derbin e Tetovës me Renovën. Të besuarit e Ernest Gjokës kanë dominuar sfidën, që në Tetovë është një klasike mes dy skuadrave të një qyteti. Me këto tri pikë, Ernest Gjoka me të tijtë kryeson 10 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën është kujdesur Ibraimi që të zhbllokonte gjithçka në të 51 minutë. Më pas Da Silva ka qetësuar kuqezinjtë, duke shënuar të dytin në minutën e 75. Do duhej asisti i Hebaj në të 91 minutë, që Elezi të vuloste takimi për 0-3.
Rezultatet e sotme në Maqedoninë e Veriut:
Renova 0:3 Shkëndija
Ak.Pandev 0:1 FC Shkupi
Boreci 0:1 Struga
Trim LumSileksi 6:0 Vardari
Bellasica 0:2 Makedonija GJ.P
Rabotniçki 3:1 Pelisteri