
Shkëndija e Tetovës arriti të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Verit duke barazuar në ndeshjen e kthimit ndaj Rabotnickit me rezultatin 2-2. Takimi i parë mes dy ekipeve ishte mbyllur po në barazim 1-1, por me dy golat e shënuar në fushën kundërshtare skuadra e drejtuar nga Gjoka prek gjysmëfinalen.
Goli i parë u shënua nga Nafiu, ndërsa në të 74-të Besart Ibraimi shënon një supergol. Sulmuesi niset drejt zonës dhe me stil "paneka", mposht portierin vendas. Një gol për kartolinë që i jep kështu Shkëndijës kalimin në gjysmëfinale.
Poll