
Shkëndija - Mlada 2-0
Shënues: Junior 69', Hasani 75'
Shkëndija luajti me skuadrën e Mlada Boleslav, takim i vlefshëm për raundin e tretë eliminator të Europa League. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Një paraqitje shumë e mirë e shqiptarëve të Maqedonisë, por që nuk kanë mundur të konkretizojnë rastet e krijuara siç duhet në këtë pjesë loje. Kapiteni Ferhan Hasani kishte dy raste të pastra, por portieri mik nuk i la mundësinë t'i gëzohet një goli në këtë fraksion loje.
Pjesa e dytë ishte akoma më e mirë se e para. Shkëndija e Tetovës është pranë historisë. Në këtë fraksion loje u shënuan dy gola nga Junior në minutën 69' dhe kapiteni Ferhan Hasani vulosi rezultatin në 2-0 në minutën e 75'. Një paraqitje e mrekullueshmë nga kuqezinjtë e Tetovës, të cilët janë një hap larg kualifikimit historik.
Ndeshja e ardhshme do të luhet pas një jave.
[video width="576" height="320" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/07/video-1469735339.mp4"][/video]